Showbiz 25 Nëntor 2021

Grindjet gjatë festave; Momenti kur William e bëri Kate të qante në mbrëmjen e Vitit të Ri

Showbiz

Me ardhjen e sezonit të festave, dihet që duhen bërë dhurata, duhet të organizoheni me të afërmit për dreka e darka, gjë që bëjnë që tensioni të rritet. Pra, pikërisht në periudhën kur të gjithë ëndërrojnë të relaksohen dhe të jenë të lumtur, ne përfundojmë duke u grindur.

Kjo ka ndodhur edhe me princin Uilliam e dukeshën Kate. Kjo e fundit ka përjetuar natën më të keqe të San Silvestre pikërisht për faj të të fejuarit të saj (atëherë nuk ishin akoma burrë e grua). Ishte viti 2006 kur çifti kishte planifikuar ta kalonte natën e Vitit të Ri bashkë.

Middleton-ët atë vit kishin programuar t'i kalonin si zakonisht, festat në familje. Dhe Uilliam ishte i ftuar tek ta. Por në momentin e fundit, ai telefonoi Kate duke i thënë se kishte ndryshuar ide. Vitin e Ri preferonte ta kalonte me familjen e tij. Kate shpërtheu në lot pas asaj telefonate.

Ky episod rrëfehet në biografinë 'The Making of a Royal Romande'. Autorja, ekspertja mbretërore Katie Nicholl, i dedikon disa faqe gjithë zhgënjimit të Kate Middleton, braktisur nga i fejuari në momentin e fundit. Motivet sipas saj, ishin të ndryshme. William atëherë ishte vetëm 24 vjeç dhe kishte një lloj frike, ndoshta që t'i bënte gjërat me shumë nxitim. Dhe me shumë seriozitet.

Vetëm një vit më vonë ata do të ndaheshin përkohësisht. Kate mori një telefonatë ndërsa punonte ndërsa, Uilliam i dha mesazhin më klasik: 'Nuk mund të funksionojë dhe kjo marrëdhënie nuk do të të bëjë mirë', pra si të thuash 'problemi nuk je ti, jam unë'. Por në vend të mbyllej në shtëpi e të qante, Kate i dha atij një mesazh të qartë: se nuk ishte një humbëse!

Ajo filloi të udhëtonte duke vizituar Irlandën me nënën e saj, më pas Ibiza-n me vëllain, James e më tej u kthye në vendlindje duke u kredhur në atmosferën e netëve londineze, bashkë me motrën e saj Pippa. Rezultati: William, pas 10 javësh që i kishte thënë lamtumirë, u rikthye në krahët e saj. Tani do të festojnë të 10-in Vit të Ri së bashku si burrë e grua.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor