Showbiz 25 Nëntor 2021

"Kur u dogj Notre Dame u bë nami, po tani?" Florjan Binaj i revoltuar nga heshtja e qeverisë shqiptare

Showbiz

46 persona, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut u shuan mëngjesin e së martës pas zjarrit që ra në autobusin në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Kosova dhe Bullgaria në nder të viktimave këtë të mërkurë e kanë shpallur ditë zie kombëtare. Ndërkohë Maqedonia në kujtim të 46 viktimave mes të cilëve 12 fëmijë, ka shpallur 3 ditë zie.

Ndërkohë në Shqipëri ende nuk ka një datë për të shpallur ditë zie në respekt të jetëve të humbura. Lidhur me këtë Flor Binaj ka reaguar në Instastory ku shkruan:

“Nuk arrij të kuptoj pse nuk shpalli Shqipëria ditë zie kombëtare për viktimat bashkëkombas të aksidentit të tmerrshëm në Bullgari. Jo për gjo po, kur u dogj Notre Dame në Francë u bo nami! Apo jeni të zënë me 'OPEN BALLKAZAN'?”.

Gjithashtu, një reagim ka ardhur edhe nga Besa Kokdhima. “46 bashkëkombas humbën jetën. Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova shpallën ditë zie. Po shteti amë? Turp!”- shkruan ajo teksa ky status është ripostuar edhe nga Tuna.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor