Aktualitet 25 Nëntor 2021

Parandalimi i përhapjes së Covid, Manastirliu shtyn afatin e grumbullimeve

Aktualitet

Grumbullimet do të vazhdojnë të jenë të ndaluara me qëllim ndalimin e përhapjes së Coronavirus tani që vjen dimri. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin, i cili zgjat në kohë ndalimin, më qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 tani që po afrohet dhe dimri.

“Në urdhrin nr.633 datë 1.11.2020 ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’ të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 15.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin ‘deri në datën 29.11.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare’”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor