Showbiz 24 Nëntor 2021

Ishte krenaria e saj, ky është shënimi i fundit i Hueyda El Saied për të birin Gabriel

Showbiz

Ishte 15 shtator, dita e parë e shkollës për Gabrielin 6-vjeçar. Për herë të parë do të mësonte gjermanisht, pas katër gjuhëve që njeh e flet. Për frikërat e tij, por edhe për krenarinë, Hueyda i dedikoi një status.

Hueyda, edhe pse duke luftuar me sëmundjen, ishte ngritur nga shtrati për të mos e humbur përcjelljen për në ditën e parë të shkollës. Ka bërë edhe këtë videon ku në sfond dëgjohen përkëdheljet e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)


“Sot ishte dita e parë e shkollë për Gabrielin. Çfarë emocioni! Sa shpejt ikën koha. Më duket sikur jo më larg se dje ne u takuam për herë të parë dhe direkt ti dëshiron të mësosh të lexosh çfarë shkruaja për ty kur ishe në brendësinë time. Më the që kishe frikë të shkoje në shkollë se s’do të arrije të shkruaje dhe flisje (gjermanisht).

Ti nuk ke asnjë arsye zemra ime, se perveçse ti je i prirur për gjuhët (gjermanishtja do të jetë gjuha e pestë që do të flasësh) dhe sikur të jesh i fundit i klasës, për babi Thierryn dhe mami Edin ti je një kampion. Ti e ke marrë diplomën e suksesit, ditën kur më buzëqeshe për herë të parë, ditën kur më thirre mama, ditën kur the në shqip «Merre me long se mishi u maru», apo ditën kur the «Babi Thierry unë kam një zemër të madhe për ty». Vit të mbarë shkollor krenaria jonë. Të duam pafund Gabriel. Babi, mami, nona Dana dhe teze Opa”./TIRANA POST

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor