Pjata kryesore 23 Nëntor 2021

Bollgur me perime

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga ARTI I GATIMIT

Bollguri me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta.

Përbërësit: 100 g bollgur, 160 ml ujë, 1 kokërr qepë, 1 kokërr domate, 1 lugë gjellë salcë domatesh, 1 specë jeshil, 1 spec i kuq, 1 thelb hudhër, vaj ulliri, gjalpë, kripë dhe majdanoz.

Përgatitja: Në fillim pastrojmë e lajmë qepën, e presim hollë dhe e kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Më pas hedhim specin, hudhrën dhe më pas domatet e prera në kubik të vegjël. Rregullojmë kripën. Kur këto të kenë marrë një kaurdisje të lehtë hedhim salcën dhe gjalpin, shtojmë bollgurin dhe
ujin e nxehtë. E trazojmë dhe e lëmë sa të shterojë ujin, por duke e trazuar herë pas here. Zjarri duhet të jetë në minimum. Në këtë mënyrë bollguri nuk ngjitet. Bollguri me perime është gati, kur e shërbejmë i hedhim majdanoz të prerë hollë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor