Tendencat e fundit te modes 23 Nëntor 2021

Nuk dini si të zbukuroni bredhin e Vitit të Ri? Këto janë trendet e fundit sipas ekspertëve

Tendencat e fundit te modes

Nëse keni nevojë për një frymëzim të vogël festiv dhe keni rezistuar pa e arreduar bredhin përpara kohe këtu do të gjeni disa ide, të cilat janë në modë këtë vit. Dekorimet janë shumë më tepër se sa e kuqja dhe jeshile, dhe ka mënyra të tjera për të zëvendësuar poçat e krishtlindjes.

-Zgjidhni vetëm 1: Një nga idetë alternative më të thjeshta për dekorimin e pemës së Krishtlindjes. Zgjedhja e  vetëm një ngjyre për të gjithë pemën nuk është vetëm lehtësi por dhe më pak harxhim parash.

-Pastel: Një trend nostalgjik, ky look përfshin një gamë ngjyrash të çuditshme dhe dizajne retro. Lucy Kirk, Menaxher Kreativ në Lights4Fun, thotë se kjo pamje ngjall kujtime të lumtura fëmijërie.

-Ngjyrat natyrale: Nëse jeni fans i ngjyrave të tokës, këtë vit mund t’i përdorni ato edhe për arredimin e pemës. Madje që të ngjasojnë me gjethet ose boçet e pishës mund te jenë dekorimet dhe me letër ose karton.

-Ngjyra metalike: Nëse keni një shpirt artistik dhe ju pëlqen të eksperimentoni zgjidhni ngjyrat metalike pasi është një nga dekorimet më tërheqëse, të paktën kështu th onë ekspertët.

Por, mos harroni bredhi tradicionale dhe ngjyrat e tij nuk dalin kurrë nga moda!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor