Astroliving 23 Nëntor 2021

A mund t'i besoni zemrën një burri ose gruaje SHIGJETAR pasi të zbuloni të pathënat e tyre në dashuri?

Astroliving

Që prej ditës së sotme kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Shigjetarit, shenjës më aventuriere dhe të paparashikueshme të zodiakut, sidomos kur bëhet fjalë për ndjenjat. Doni të dini si sillet një Shigjetar në dashuri? Zbulojeni si më poshtë:

Femra e Shigjetarit në dashuri: Femrës së Shigjetarit nuk i mungon romantizmi, fantazia dhe ndjeshmëria, ashtu si nuk i mungon as xhelozia dhe dëshira për të sunduar. Femra e kësaj shenje është zakonisht besnike ndaj partnerit të saj dhe i respekton mendimet, idealet dhe vendimet e tij në fushën profesionale. Prej tij ajo pret që të tregohet i vëmendshëm ndaj interesave të saj dhe disi gjakftohtë përpara të papriturave.

Mashkulli i Shigjetarit në dashuri: Është një mashkull i zjarrtë, që shpërthen sakaq si vetëtima, por dhe mirëkuptues dhe zemërgjerë në dashuri. 

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor): Janë shumë zemërgjerë në dashuri, madje edhe më shumë bujarë se normalisht.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 -11 dhjetor):Janë më të vrullshëm dhe më të shpërqendruar në marrëdhëniet shpirtërore. Ata janë zemërbutë, të dashur, por disi sipërfaqësorë.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 - 21 dhjetor): Janë shumë konformistë ndaj moralit e zakoneve të kohës, i japin rëndësi mendimeve të të tjerëve, janë shumë të tërhequr, por mjaft të rrëmbyer e xhelozë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor