Astroliving 19 Nëntor 2021

Pavarësia është ana më e fortë e personalitetit të këtyre grave

Astroliving

Në kërkim të autonomisë dhe pavarësisë, gratë e këtyre tre shenjave zodiakale janë ato që e shikojnë jetën ndryshe nga njerëzit e tjerë.

Dashi

Dashi di shumë mirë si të hyjë dhe të dalë nga çdo marrëdhënie, qoftë intime apo profesionale. Janë gra që dinë të ngrihen në këmbë dhe të dëgjohen, duke u njohur si autoritare e ndonjëherë dhe grindavece. Është e gjitha pjesë e thelbit të tyre, që duan të jetojnë të pavarura.

Këtyre femrave nuk u pëlqen të shihen si të mërzitshme, thjesht duan të jetojnë realitetin e dyte, duke jetuar përvojat më të vërteta dhe më intensive që të jetë e mundur.

Mos u pengoni nga qëndrimi imponues i tyre, ato duan të njihen, edhe nëse mund t'ju duken shumë të vrazhda.

Ujori

Gratë e Ujorit janë ato që vlerësojnë më së shumti liritë e tyre, janë gjithmonë në kërkim të takimeve dhe eksperiencave të reja, ato hidhen tek e panjohura pa asnjë frikë.

Ndryshe nga sa mendojnë shumë njerëz, ato janë gra shumë sociale, bëjnë miq kudo që shkojnë, por kjo nuk i pengon të heqin dorë nga gjithçka për të filluar nga e para.

Janë gra që luftojnë për rritje personale, evolucion emocional dhe sa më shumë vizion për botën. Të pavarura dhe të distancuara për sa i përket anës sentimentale nga të tjerët, e vlerësojnë autonominë dhe njihen si shpirtra të lirë.

Bricjapi

Edhe pse Bricjapët kërkojnë dikë me të cilin të ndajnë çdo ditë, një dashuri që mund ta quajnë tyren, dinë shumë mirë të kujdesen edhe për jetën personale e financiare, duke fituar pavarësinë që në moshë të vogël.

Janë gra autonome të cilat nuk pranojnë që dikush t'u diktojë rregulla, duan të jetojnë sipas asaj që besojnë për të realizuar ëndrrat e tyre.

Nëse doni të mbani një Bricjap në jetën tuaj, duhet t'i mundësoni të jetojë me liritë dhe rregullat e veta. Mos i ndërprisni dhe mos u thoni kurrë se e kanë gabim.

Për të fituar lirinë e tyre, janë në gjendje të luftojnë dhëmbë për dhëmbë, pa e pasur frikën se do t'u duhet të braktisin njerëz gjatë rrugës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor