Astroliving 18 Nëntor 2021

Të hedhin hi syve dhe të manipulojnë me mjeshtëri; Cilat janë këto 2 shenja të zodiakut

Astroliving

Gjithmonë të gatshme për të manipuluar të tjerët, këto dy shenja njihen si më shtantazhueset dhe mashtrueset që ekzistojnë.

Binjakët

Binjakët zakonisht përfaqësohen nga figura që i simbolizon ata. Edhe pse konsiderohen identikë pasi i bashkon e njëjta placentë dhe janë të së njëjtës vezë, ata lindin me tipare krejt të ndryshme të sjelljes.

Kjo është pak a shumë mënyra si sillet një Binjak, duke vepruar në mënyrë false dhe arrogante për të përfituar sa më shumë nga çdo situatë. Jo më kotë janë 'dy', të aftë për çdo gjë, duke përfshirë edhe mashtrimin, shantazhin dhe manipulimin kur të duan.

Ata preferojnë ta shfaqin këtë anë të errët para njerëzve që i konsiderojnë viktima, pra atyre që, në mënyrë hierarkike mund të shihen si më të dobët ose më pak inteligjentë. Kur përballen me të vërtetën, përdorin kamuflazhin me një mjeshtëri që askush s'e merr me mend. Jini shumë të kujdesshëm me këta njerëz.

Akrepi

Akrepët mbartin shumë stereotipe negative, kryesisht sepse shumica e shenjave ndihen të kërcënuara kur janë pranë tyre. Ata mund të jenë të pabesë, obsesivë dhe mjaft mizorë kur duan, duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë edhe me miqtë e tyre më të afërt.

Nëse keni një mik Akrep, me siguri e keni vënë re se përdor dobësitë më të mëdha të një individi për ta vënë atë para.  Ata janë të vëmendshëm, manipulues dhe mjaft abuzivë kur duan, kërkojnë hakmarrje dhe gjithmonë mendojnë për çështjet që i bezdisin.

Idealja do të ishte të ruanit një marrëdhënie 'të pastër' me Akrepët, pikërisht sepse askush nuk dëshiron të jetë viktima e tyre e radhës. Mos harroni se ata duan të ngrihen në pushtet dhe mund të bëjnë gjithçka për ta bërë realitet atë ëndërr, duke përfshirë edhe shkeljen me këmbë të njerëzve që mendonin se i kishin të afërt.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor