Ëmbëlsira 17 Nëntor 2021

Karpatka, ëmbëlsira e famshme polake që po e gatuajnë të gjithë në Instagram

Ëmbëlsira

Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha

Quhet kështu për shkak se brumi gjatë pjekjes fryhet e merr formën e malit, me pas pudroset me sheqer pluhur dhe shëmbëllen me malet Karpate.

Për brumin: 150 g miell, 100 ml ujë, 100 ml qumësht, 80 g gjalpë,  4 vezë, 1 lugë çaji pluhur pjekjeje dhe  1/2 lugë çaji kripë.

Për kremin: 500 ml qumësht, 150 g sheqer, 100 g miell,180 g gjalpë dhe 2 vezë.

Përgatitja: Në një tenxhere shkrijmë gjalpin. Sapo të shkrijë shtojmë ujin, qumështin dhe kripën dhe e lëmë deri sa të marrë valë. Përziejmë miellin me pluhurin e pjekjes dhe dhe e shtojmë në masën që sapo ka filluar të ziejë. E trazojmë mirë. Në momentin që brumi nuk ngjit më në enë është gati. E kalojmë masën në një tas të madh dhe shtojmë 1 nga 1 vezët, duke i trazuar vazhdimisht (mirë është të jetë ftohur pak masa). Brumin e përftuar e ndajmë përgjysmë dhe e pjekim duke e shtruar në tavë lu kemi vendosur letër për pjekie. E pjekim për 20 minuta në furrë të parangrohur në 200⁰C. Përgatisim kremin duke bashkuar fillimisht sheqerin me vezët e duke i rrahur mirë. Më pas shtojmë qumështin dhe miellin. Masën e kalojmë në zjarr të ulët deri sa të trashet. Pasi është bërë kremoze e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë gjalpin duke e drazuar vazhdimisht. Masën që shërben për mbushje e lëmë të ftohet. Ndërtojmë karpatkën duke vendosur shtresën e parë të bazës, kremin e në fund pjesën e dytë sipër kremit. E shërbejmë duke i shtuar sipër sheqer pluhur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor