Ëmbëlsira 16 Nëntor 2021

Sekreti i shijes së pudingut të Krishtlindjeve të mbretëreshës që e përgatit gjithë familja

Ëmbëlsira

Traditat kulinare janë një çështje serioze për familjen mbretërore angleze dhe midis shumë pjatave që nuk mund të mungojnë, është një veçanërisht speciale: Pudingu i Krishtlindjeve, ëmbëlsira 'par excellence' e festave. Kuzhinierët e Familjes Mbretëroe e kanë ndarë recetën në Instagram, duke e propozuar si një ide për të festuar si dhe për të bashkuar gjithë familjen rreth sobës sepse tradita e do që të jetë një ëmbëlsirë e përgatitur nga shumë duar, të rritur e fëmijë që përziejnë sheqerin, erëzat, frutat e thata e ndonjëherë edhe një monedhë argjendi që vendoset tek brumi për të sjellë fat.

Është e njëjta e recetë që përgatitet që kur princi Albert (me origjinë gjermane), burri i mbretëreshës Viktoria, e solli në Britaninë e Madhe në vitet '800.

Ajo përgatitet ditën e 'Stir Up Sunday', të dielën para Krishtlindjes dhe është një moment i mirë për ta provuar.

Receta e pudingut të mbretëreshës Elizabeth

Përbërësit për një puding rreth 1 kg: 250 gr rrush i thatë, 250 gr rrush francez, 185 gr rrush i thatë Sulltaneshe (rrush i thatë nga një varietet rrushi i zi), 150 gr lëkurë portokalli, 250 gr sallo (ose vegjetariane në vend të saj), 250 gr peksimadhe, 90 gr miell, 12 gr erëza mikse (arrë moskat, kanellë, piper, etj), 2 vezë të plota, 180 gr sheqer demerara, 275 ml birrë, 40 ml rum i errët, 40 ml raki (ose lëng portokalli apo çaj i ftohtë në vend të alkoolit).

Përgatitja: Bashkoni të gjithë përbërësit e thatë dhe përziejini mirë, shtoni më pas përbërësit e lëngshëm dhe vezët dhe përziejini akoma. Lyeni me yndyrë dy forma, hidhni brumin, mbulojini mirë me letër furre dhe më pas me një copë pambuku ose qese kuzhine. Vendosini format në një tenxhere të madhe, mbusheni me ujë në 3/4, dhe gatuajini në zjarr minimal për 6 orë

Shiheni ate ne Instagram

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor