Pjata kryesore 13 Nëntor 2021

Filetë pule me kërpudha dhe panna

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Bonbon_taste

Për këtë recetë ju nevojiten: 500-600 g gjoks pule, 500 g kërpudha, 1 qepë, 1 panna për gatim, disa thelpinj hudhra, kripë dhe piper të zi.

Përgatitja: Kaurdisim qepën e prerë në rrathë dhe pulën me  pak vaj ulliri. I trazojmë në mënyrë që mishi të gatuhet nga të gjitha anët.
 Kur qepa dhe mishi thajnë lëngjet e tyre, shtojmë hudhrat, i gatuajmë një minutë me to e më pas hedhim gjysmë gote ujë. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë të ziejnë për rreth 15-20 minuta. Kur mishi dhe qepa janë gatuar plotësisht, shtojmë kërpudhat. I lëmë të zbuten për 5 minuta derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri-tjetrin. Në fund shtojmë panna-n dhe bluajmë sipër pak piper të freskët. E shoqërojmë me bullgur me perime ose oriz. Do të lëpini gishtat.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor