Pjata kryesore 12 Nëntor 2021

Tavë me patate dhe salsiçe të freskëta

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Bonbon_taste

PËRBËRËSIT: 4 salsiçe të freskëta, 1 kg patate, 1 qepë, hudhra, 1-2 speca, piper i kuq, salcë domatesh, rigon, vaj për gatim dhe kripë.

PËRGATITJA: Në tigan kaurdisim qepën dhe specat të prera hollë. E mbajmë tiganin me kapak që perimet të zbuten mirë. Shtojmë hudhrat, piperin e kuq, një lugë salcë dhe i përziejmë. Patatet e qëruara dhe të ndara në kubikë i shtojmë tek tigani dhe i kaurdisim disa minuta bashkë të gjitha. Shtojmë një gotë me ujë, i rregullojmë me kripë e piper dhe gjellën e hedhim tek tava ku kemi vendosur salsiçet e freskëta. JU BËFTË MIRË!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor