Pjata kryesore 11 Nëntor 2021

Supë me mish pule dhe karota e patate

Pjata kryesore

PËRBËRËSIT: mish pule (kam përdorur pjesën e gjoksit), 1 qepë r thatë, 3- 4 patate, 1 karotë, 1 thelb hudhër, 1 kupë djathë cheddar, lëng pule, trumzë, piper i zi ibluar dhe vaj ulliri.

PËRGATITJA: Në fillim kam zier mishin, më pas skuqim lehtë qepën me patatet, shtojmë hudhrën dhe erëzat e thata. Mbulojmë me lëng dhe e lëmë të ziej ngadalë, ndajmë nga tenxherja gjysmën e patateve dhe pjesës tjetër i shtojmë djathin dhe e bluajmë, rikthejmë në tenxhere patatet, kemi shtuar karrotën e grirë imët dhe mishin e coptuar, pak ujë dhe e lëmë të ziejë sa të trashet. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor