Guide per shendetin 11 Nëntor 2021

Ju bëjnë mirë por me sasi të kufizuar; Ja sa arra duhet të konsumoni në ditë

Guide per shendetin

Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin por nëse e teproni me to, do të përballeni me dhimbje koke, fryrje të stomakut dhe diarre. Konsumi i tepërt i arrave në një periudhë afatgjatë mund t’ju shëndoshë, thonë ekspertët.

Bazuar në studime të nutricionistëve, racioni ideal ditor i arrave është 28 gramë ose 7 arra.

Efektet Anësore Të Ngrënies Së Tepërt Të Arrave

Probleme Me Stomakun

Fibra është shumë e mirë për sistemin tretës dhe mirëqenien tuaj.

Një grusht me arra ofron 2 gramë fibër, një sasi që nuk shkakton probleme në organizëm. Por nëse ju tashmë keni nisur një regjim ushqimor të pasur me fibër, atëherë arrat nuk janë një zgjedhje e mençur. Konsumi i tepërt i fibrës mund të stresojë sistemin tretës dhe të shkaktojë gazra, diare dhe fryrje.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor