Keshilla bukurie 9 Nëntor 2021

Përse gratë indiane flenë me flokët gërshet; Përfitimet që do të keni nga ky model

Keshilla bukurie

Gratë indiane kanë flokë të gjatë, me shkëlqim, jashtëzakonisht të bukur, dhe kujdesi për to vjen nga vetë kultura indiane. Ka shumë sekrete bukurie që nënat dhe gjyshet indiane i kanë përcjellë brezave, dhe një prej tyre është t'i gërshetoni flokët çdo natë para se të shkoni në shtrat.

Në kulturën indiane besohet se kur femrat flenë me flokë të lëshuara, ato janë më të ekspozuara ndaj energjive negative. Në realitet, gërshetat  para gjumit mund t'i ndihmojë flokët të duken më të shndritshëm dhe voluminoz, madje edhe të parandalojnë djegien.

Zbuloni sekret e tjera të flokëve gërshet:

Ndihmojnë në shmangien e majave të djegura: Prerja e disa centimetra nga flokët tuaj do t'ju ndihmojë përkohësisht me majat e djegura por nëse nuk bëni ndonjë ndryshim në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve, fijet e bezdisshme të flokëve të dëmtuar do të shfaqen përsëri. Majat e ndara ndodhin kur përdorni produkte kimike të ashpra ose kur krihni flokët shpesh.

Mbajtja e flokëve tuaj në gërsheta redukton fërkimin, duke mbrojtur flokët tuaj nga dëmtimi.

Flokët do të kenë më shumë shkëlqim: Flokët tuaj kanë nevojë për lagështi për t'u dukur sa më mirë, dhe nuk është çudi që shumë produkte të kujdesit të flokëve premtojnë të hidratojnë dhe rihidratojnë flokët tuaja. Ka shumë arsye pse flokët tuaj nuk mund të mbajnë lagështinë, në fakt, ato madje mund të dehidratohen pak gjatë natës. Gërsheta para se të shkoni për të fjetur ndihmojnë për të mbajtur lagështinë dhe flokët tuaj do të kenë më shumë shkëlqim.

Disa përfitime të tjera që mund të keni nga flokët gërshet janë:

Do të krihen lehtësisht

Ndihmojnë që flokët të rriten më shpejt

Nuk elektrizohen

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor