Tendencat e fundit te modes 8 Nëntor 2021

Bëhuni gati për shallet më IN për të ftohtin e dimrit; Do t'i pëlqeni të gjithë

Tendencat e fundit te modes

Nuk është një por  janë disa nga modelet më të bukura të shalleve që do të shihni kudo këtë dimër që po afron. Hidhini një sy modeleve që janë më IN për momentin:

1-Shalli me kuadrate: Ky model shalli do të plotësojë të gjitha palltot tuaja ngjyrë kafe ose me copë kadife.

2-Shalli që do të zëvendësojë trikon: I punuar njësoj si trikot e gjyshes ose jelekët, ky model shalli mund të kombinohet lehtësisht me bluzat tuaja ose edhe ti zëvendësojë ato pasi ruan ngrohtësinë.

3-Shalli Lego: Një shall i madh, i zbukuruar me logo do të jetë më i bukuri i këtij sezoni. Stiloni tuajin mbi një shpatull, të lidhur me rripin tuaj të preferuar, ose duke e shoqëruar një fustan të thurur minimalist.

4-Shalli xhup: Praktik dhe i fortë, një shall që do t'ju mbështjellë me stil duke ju mbajtur më tepër ngrohtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor