Pjata kryesore 6 Nëntor 2021

Bukë misri me patëllxhanë dhe domate të thara

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha

Përbërësit: 2 patëllxhanë mesatarë, 2 gota miell misri, 1 gotë kos, 1/2 gote qumësht, 150 g djath i bardhë, 1-2 kokrra vezë, pluhur për pjekje, 1-2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe piper, rigon, 5-6 domate të thara, 2-3 thelpinj hudhër.

Përgatitja: Grijmë në rende patëllxhanët e qëruara nga lëkura. Presim hollë hudhrat dhe domatet e thara dhe bashkojmë të gjithë përbërësit së bashku.
Më pas i hedhim në formën e pjekies. E pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë C. Ju bëftë mirë!

Këshillë! Nëse nuk do të përdorni formë silikoni, sugjeroj që të shtroni më parë në tavë një letër pjekie. Në këtë mënyrë do të shmangim ngjitjen në anët e enës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor