Pjata kryesore 3 Nëntor 2021

Makarona me fasule, do të lëpini gishtat pasi ta provoni

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Adda’s All

Përbërësit: makarona penne, 1 tufë e vogël pazi, 2-3 lugë gjelle vaj ulliri, 2 thelpinj hudhra, domate të thata, fasule, djathë kaçkavall, kripë, piper i zi dhe djathë Parmigiano.

Përgatitja: Në tenxhere kaurdisni me vajin e ullirit, hudhrat, fasulet, fundin e pazisë (gjethet ruajini mënjanë) dhe domatet nën vaj të grira imët.
Sapo shikoni që janë gati pas 2 minutash, mbulojeni me ujë, shtoni kripë, piper të zi, lëkurat e mbetura të djathit kaçkavall dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët për 15-20 minuta. Më pas shtoni makaronat dhe pjesën e gjetheve të pazisë. Lëreni akoma mbi zjarr derisa makaronat të zihen ‘al dente’. Shërbejeni të ngrohtë me fletëza djathi Parmigiano  sipër dhe akoma pak vaj ulliri.
Shënim: nëse dëshironi mund të përdorni dhe gjysmë qepe të ëmbël tek kaurdisni fillimisht përbërësit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor