Tendencat e fundit te modes 3 Nëntor 2021

Paleta e ngjyrave vjeshtë-dimër 2021-2022; Hidhini një sy përpara se të bëni blerjet e fundit

Tendencat e fundit te modes

Kush thotë se duhet të vishni vetëm ngjyra të zbehta ose të errëta në dimër? Pasarelat Vjeshtë/Dimër 2021-2022 ofrojnë ngjyra të ndezura dhe të guximshme, të frymëzuara nga gjethet e vjeshtës ose një peizazh me dëborë. Nga lejlaja në kafe, nga e kuqja në ngjyrë bezhë, ja ngjyrat që ndriçojnë humorin dhe këshillat për t'i përshtatur ato.

Stina më e ftohtë e vitit është pranë dhe kjo do të thotë vetëm një gjë: pallto e zezë deri në mars. Por veshjet e vjeshtës dhe dimrit nuk duhet të jenë domosdoshmërish me ngjyra të trishta apo të zbehta, përkundrazi, paleta e ngjyrave Vjeshtë/Dimër 2021-22 kanë ngjyra të theksuara dhe të ndezura.

Në fakt, ndër më të domosdoshmet gjejmë ngjyrën bezhë, të kuqe dhe jeshile smerald. Nëse moda e vjeshtës ka  ngjyrat e ngrohta të frymëzuara nga natyra, si kafeja dhe e kuqja, në dimër do të luajmë me ngjyra të ftohta por të ndezura, si lejlaja dhe e bardha. E zeza mbetet një domosdoshmëri, por e shoqëruar nga ngjyrat fluoreshente dhe ngjyrat e forta.

Ja cilat janë ngjyrat në trend për Vjeshtë/Dimër 2021-2022 dhe si t'i përshtatni ato.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor