Keshilla bukurie 21 Tetor 2021

Me banane dhe limon; Maska e fytyrës që heq njollat kafe

Keshilla bukurie

Me siguri gjëja e fundit që çoni në mend është të kombinoni bananen dhe limonin, mirëpo kjo përzierje e çuditshme jo vetëm që funksionon mbi njollat kafe, por i rikthen lëkurës së fytyrës shkëlqimin.

I gjithë sekreti qëndron tek bashkëveprimi i vitaminës C, acidit citrik të limonit me përbërësit me veti antiinflamatore të bananes, që luftojnë veprimin e radikaleve të lira, dhe agjentëve të tjerë të jashtëm. Për të realizuar këtë maskë ju nevojitet 1 banane e pjekur mirë dhe 1 limon. Shtypni fillimisht bananen dhe më pas bashkojeni me lëngun e limoni të shtrydhur. 

Këshillohet që kjo maskë vendoset mbi lëkurë të lagur, kështu që nëse jeni endee lyer, fshini fytyrën sa më parë. Më pas me ndihmën e një peneli përhapni të gjithë masën dhe lëreni të veprojë për 30 minuta derisa të thahet plotësisht. Ky trajtim duhet përdorur çdo ditë derisa të shihni rezultatet e para, të cilat shfaqen pas dy javësh.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor