Nga humbja e peshës te parandalimi i sëmundjeve, ja 10 benefitet e çajit (sidomos atij jeshil)
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Sherri midis dy mësueseve të shkollës A.Z.Çajupi ishte një prej ngjarjeve më të përfolura të javës që lamë pas. Pediatrja e njohur Lira Gjika, e ftuar në programin Java Dritare, referuar këtij incidenti që agravoi deri në përdorimin e armëve të të afërmve të tyre, tha se jo është një kambanë alarmi për ministrinë.
“Kur dy mësues zihen me karrige e me armë, mendo çfarë modeli janë për adoleshentët, për fëmijët apo nxënësit që shohin dy gra të bëjnë veprime të tilla. Mësuesit nuk duhet të zihet me karrige edhe sikur ta fyejnë apo godasin. Mësuesi e di që edhe nëse mund ta gjuajnë nuk mund të godasë. Mësuesit nuk mund të përgjigjen me të njëjtën monedhë.
Kjo ngjarje ishte një kambanë alarmi për edukimin në Shqipëri. Në atë shkollë ku ka ndodhur kjo gjë kaq e shëmtuar, duhet ndërhyrë menjëherë. Duhet ndërhyrë me profesionistë dhe marrë shumë seriozisht. Dy zonjat në fjalë nuk mund të jenë më kurrë mësuese. Ata kanë humbur etikën profesionale që është e pashkelshme për mësuesit.
Ky fakt tregon se roli i mësuesve në Shqipëri lë për të dëshiruar. Mësimi vazhdon në mënyrë kaotike, mbase nuk kanë faj se klasat mund të jenë të mbipopulluara. Ndaj ministria duhet ta marrë seriozisht këtë situatë si një problem që e nxori kokën. Të merren me edukimin, me të ardhmen e vendit. Ne kemi një edukim të çalë, që e tregoi ky fakt. Ndaj duhet menduar seriozisht, përndryshe nesër do të jemi njësoj si sot, në një gjejnë kaotike. Mund të ndërtojmë shumë gjëra, por mendja nuk ndërtohet me ura, me llac e tulla, por me punë, përgjegjësi e profesionalizëm”, u shpreh zonja Gjika në Dritare.
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...