Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë me vajzën e saj Klarissa-n. Në një bisedë të ngrohtë, ndër të tjera atë e pyetën se cila ishte pjesa që ka më shumë merak në edukimin e së bijës.
Dasara u shpreh se çështjet që lidhen me edukimin merren e mësohen që në familje, e më pas reflektohen kur bëhesh prind. Madje, ajo tregoi se gjithmonë ka menduar që nuk do të bëjë me fëmijën atë që e ëma ka bërë me të, dhe sërish e kap veten duke bërë saktësisht të njëjtat gjëra.
Përsa i përket merakut të saj më të madh lidhur me edukimin e Klarissa-s, për Dasarën është shumë e rëndësishme që vajza të ruajë modestinë. Këtë tipar ia ka mësuar pikërisht e ëma e saj dhe në profesionin e saj kjo është diçka shumë e rëndësishme. Këtë do t’ja trashëgojë edhe vajzës, duke i njohur meritat e saj, por gjithmonë me modesti e thjeshtësi.
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...