Ëmbëlsira 15 Tetor 2021

Ëmbëlsoni pasditen me Brigadeiros, si të bëni çokollatat e famshme braziliane në kushte shtëpie

Ëmbëlsira

Çokollatat “Brigadeiro” janë ndër ëmbëlsirat më të njohura në Brazil. Sot Papare i ka përgatitur posaçërisht për ju.

PËRBËRËSIT: 350 ml qumësht i kondensuar, 50 g gjalpë dhe 2 lugë kakao e hidhur.

PËRGATITJA: Në një tenxhere që nuk ngjit hedhim qumështin e kondensuar, gjalpin dhe kakaon. I përziejmë vazhdimisht Me spatul kuzhine derisa masa të trashet. E vendosim në një pjatë dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Më pas, marrim nga pak me lugë të vogël dhe i japim formë sferike. Pas kësaj, i kalojmë në kakao pluhur ose në dekore sheqeri, sipas dëshirës, dhe i vendosim në mbajtëset prej letre. Çokollatat janë gati. E ku ka gjë më të ëmbël se qumështi dhe kakaoja për të bërë një dhuratë magjike për veten ose të dashurit tuaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor