Aktualitet 15 Tetor 2021

Habit Skënder Brataj "22 mijë tifozët në stadium më pak të riskuar se studentët në auditore"

Aktualitet

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur së fundmi mbi grumbullimet masive të tifozëve në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes  Shqipëri-Poloni. Deklarata e tij kontraversiale se grumbullimi në universitete është më i rrezikshëm për përphapjen e Covid-19,  se ai në stadium, shkaktoi shumë polemika. Po ja si e justifikon numri 1 i Ugjencës Kombëtare.

“Në stadium ndodhi e njëjta gjë që u bë edhe në Europian dhe rezultati janë parë pas disa javësh. Masat janë në fuqi. Nuk u hoq vendimi. Le të përgjigjet kush nuk e zbaton. Unë jam ekspert. 22 mijë persona që rrinë 1 orë e gjysmë ndërsa studentët do të rrinë 9 muaj.

Koha e ekspozimit më e gjatë dhe objekti i grumbullimit. Jetojmë akoma në pandemi dhe po logjikojmë sikur ka kaluar çdo gjë. Objektivi është mbrojtja e shëndetit. Nuk ka fushë të jetës që nuk është prekur në këto dy vite. Ka pasur më shumë të dëmtuar se disa të tjerë. Nuk e vë dot peshoren që të jetë e barabartë. Universitet ndryshojnë nga gjimnazi për shkak për diferencës ligjore. Unë do e hapja mundësinë e vaksinimit edhe nën moshat 18-vjeç. Jo me detyrim, por në varësi të dëshirës”, u shpreh ai.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor