Showbiz 15 Tetor 2021

"E lashë dy ditë në polici pasi na terrorizoi mua dhe vajzën" Rudina Demneri rrëfen betejën e të shoqit me alkoolin

Showbiz

Të gjithë e mbani mend Rudina Demnerin, “Palomën” e famshme të mëngjesit që spikati në radio dhe televizion për energjinë e saj të jashtëzakonshme, dhe pyetjet pikante. Së fundmi ajo është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku ka shfaqur një anë të jetës së saj që pakkush e dinte.

Gjatë një bisede me aktoren e njohur, Monika Lubonja, ka folur për një nga periudhat më të vështira nga jeta e saj. Paloma ndau me Monikën një nga momentet më të kritike që i është dashur të kalojë në marrëdhënie me bashkëshortin e saj. Ajo rrëfeu se atij i është dashur të luftojë një betejë shumë të vështirë me alkoolin duke treguar se shumë net i është dashur të përballojë frikën dhe pasigurinë si pasojë e agresivitetit që bashkëshorti i saj shfaqte nën efektin e pijes.

“Vinte në orën dy të natës dhe bërtiste, i thyente të gjitha dhe mallkonte intensivisht. Ishte e frikshme, kisha më shumë merakun e vajzës.

“Një natë erdhi i pirë dhe po më kërkonte mua, nga meraku i vajzës tentova ta qetësoj. Ai më mori mua, më ngriti në ajër dhe kërkonte që të më përplaste në tokë. Kam thirrur policinë dhe e lash dy ditë atje derisa të qetësohej situata.”-tha ajo.

Që nga ai moment Paloma tregoi se filloi karvani i sakrificave të rehabilitimit, por tani është shumë krenare që familja e saj është më e shëndetshme se kurrë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor