Showbiz 15 Tetor 2021

Një listë e gjatë rregullash, këngëtarja Billie Eillish tregon si ishte takimi me familjen mbretërore

Showbiz

Në premierën e filmit 007 “No time to die” ishin të pranishëm dhe pjesëtarë të familjes mbretërore, ndër të cilët dukesha Kate Middleton dhe princi William.

Të gjithë të ftuarit në premierë u takuan dhe me familjen më të njohur në botë. Një nga këto ishte dhe këngëtarja Billie Eilish, e cila në një intervistë për “Jimmy Kimmel Live” tregoi se si shkoi ky takim:

“Kishte një listë të tërë gjërash për t'u respektuar,” tha Eilish në lidhje me mirësjelljen dhe formalitetet që iu tha të ndiqte kur të takohej me anëtarët e familjes mbretërore në premierë, por ajo nuk i kushtoi vëmendje atyre rregullave. Unë u përpoqa, po e planifikoja. Dhe ata ishin thjesht kaq normalë. Ata nuk më bënë të ndihem si: ‘Oh, kam frikë, nuk mund të flas me ta.’ Ata kishim kompliment dhe i kishin të gjitha këto pyetje për mua. Ata ishin thjesht shumë miqësorë dhe si… gazmorë dhe të ëmbël. Nuk mund të ankohem. Ishte e mahnitshme. ”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor