Showbiz 14 Tetor 2021

"Shkova te mjekja dhe i thashë që m'i hiq" Arjola Demiri rrëfen historinë e abortit kur u nda nga bashkëshorti

Showbiz

Pak ditë më parë Arjola Demiri i çuditi të gjithë me rrëfimin e ndjerë, lidhur me divorcin nga bashkëshorti. Por nuk ka mbaruar me kaq, sot ajo ka treguar të tjera detaje rrëqethëse nga jeta e saj personale.  Ajo tregoi se ka vuajtur nga depresioni si pasojë i ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.

‘’Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha aktorja, duke shtuar se  njëkohësisht me këtë periudhë të vështrë ishte edhe shtatzënë me binjakë, të cilët si rrjedhojë e situatës vendosi që t’i abortonte.

‘’Shkova tek mjekja dhe i thashë që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem m'i hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakord, por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent’’,- rrëfeu ajo e prekur.

Arjola shtoi  gjatë shtatëzënisë së saj të katërt ka konsumuar pafund alkool dhe se një herë ka tentuar të vrasë veten nëpërmjet mbidozës në ilaçe.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor