Aktualitet 14 Tetor 2021

Ulet numri i të infektuarve nga Covid në vendin tonë, por rritet numri i viktimave

Aktualitet

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 495 raste të reja me Covid-19 dhe 9 humbje jetësh. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë 606 persona arritën të mposhin pandeminë duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi.

Njoftimi i plotë i MSH-së

Janë kryer 3732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 495 qytetarë, në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor