Showbiz 14 Tetor 2021

“Mendoni se erdhi krejt papritur?!” Aurela Gace reagon për videon bullizuese të vajzës që bëri xhiron e rrjetit

Showbiz

Këtë javë në qendër të vëmendjes ka qënë video bullizuese e vajzës së vogël në emisionin “ T’ka mami yll”. 2 pjesëtarët e jurisë Albi Nako dhe Erjona Rusi janë kritikuar për mënyrën e tyre të të folurit bullizuese ndaj Lianës, vajzës 8-vjeçare.

Edhe këngëtarja Aurela Gace ka reaguar ndaj këtij fenomeni që nuk është hera e parë që ndodh. Sipas saj kjo gjë ka ardhur pasi ne jemi një popull bullizues!

“Këto dite, kam lexuar shumë statuse, mbi një video ,ku praktikisht merreshin me peshën e nje fëmije. A besoni se kjo vjen papritur?

U shfaq në TV Ashtu krejt papritur?

NE JEMI SHOQËRI BULLIZUESE!

Po po, ne dhunojmë psikologjikisht këdo që nuk është në parametrat matës të syve tanë.
____
Je xhuxh, një metër e një qofte, je lopë, elefant, je si fyell, shkop i holle, pabuks, hundëderr, fshatar, provincial ke kaluar te 30-at, je gjyshe, te del një rrudhë, të thonë bëj servise, ti bësh të thonë maskë… edhe këtë nuk e bëjnë në tv, e bëjnë kudo. Nê rrugë, në rrjetet sociale, në ambjentet e shkollave, në shtepi.. po po, edhe nê shtëpi
—-….——
I ngjave satëme, rracë e keqe, si ke lënë gjë rracës së t’yteti. Në shoqëri, në lagje…ke humbur kot për çun, je si burrë, çunat nuk qajnë,behu trim se je qullash etj etj etj.

Secili nga ne, duhet të shohë brenda vetes.

Ju, ne të gjithë, unë bashkë me ju, a kemi gjykuar ndonjëherë?

A ju kanë gjykuar NDONJËHERE?

Ky pra quhet bullizim, i pamëshirshëm, që ka raste thyen nga brenda zemra, mendje, shpirtra që edhe nuk kanë fuqi te luftojnë edhe përfundojnë keq.

Ka nga ata, si ky njeri që po shkruan, që është ndjere e bullizuar e koha, eksperiencat ,jeta e ka bërë të fortë e ja ka plas ballit kujtdo që ka guxuar ta bëjë.. E pikërisht këtë po u mësoj fëmijëve te mij, që sigurisht jetojnë mes fëmijëve që mësojnë që në vegjëli të vënë në lojë,të tallen më të tjerë.

A thua kjo vjen nga brenda shtëpisë? A thua dēgjojnë mamin,babin a këdo që e rrethon duke përdorur epitete për të tjerët?
Kam frike se po.

Njerëzit e realizuar, sigurisht nuk shajnë, nuk tallin askënd .
Përkundrazi, pranojnë këdo ashtu siç është .

Çfarë dëmi psikologjik mund ti shkaktohet atij që e vênë në lojë? Që i vënë në dukje diçka që mbase për tê s’përbën asnjë problem.

Le ta fillojme luftën kundër bullizuesve, brenda nesh.

Sa nga ju , sa nga ne tallemi me të tjerë? 

Sa nga ju, sa nga ne nuk do të donim kurrë të na tallnin, të na shanin fëmijët?

Nëse të dhemb për fëmijën tënd, atëherë le ti mësojmë fëmijët tanë të mos e bëjnë me shokët e shoqet.

POSHTË BULLIZUESIT, TË ÇDO LLOJ MOSHE”, ka shkruar Aurela.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor