Showbiz 14 Tetor 2021

Gjithmonë ekstravagante në stil, Dafina Zeqirin kësaj here e shohim si kukull

Showbiz

'Zbutet' Dafina Zeqiri. Nga një diva e fortë, me një look të egër dhe stil të guximshëm e ekstravagant, është shndërruar në një divë të ëmbël  vintage me një pamje kukulle. Me kordele në kokë, flokë të krehur me volum, grim që evokon  vitet '60, ajo ka risjellë në memorie kohët e Dolly Parton, Audrey Hepburn, Jacqueline Kennedy etj.

Këngëtarja është gjithashtu në një periudhë suksesi në karrierën e saj. Albumi i saj i fundit 'Dafinë moj' po pëlqehet shumë nga publiku dhe fansat e artistes. Ai përmban14 këngë dhe 10 prej tyre janë bashkëpunime.

Artistja ka bashkuar forcat me artistë si Lyrical Son, Mc Kresha, Lumi B, Elinel, Ron, Buta, Argjentina Ramosaj dhe Tuna.

Ndërsa kënga e parë që mban emrin e këtij albumi “Dafinë Moj” do të jetë bashkëpunim me nënën e artistes, Melihate Zeqiri.

Dafina në një postim në Instagram ka thënë se këtë album ia dedikon nënës së saj.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor