Showbiz 14 Tetor 2021

Tamam si premierë videoklipi, publikohen pamjet nga baby shower i Genta Ismajlit

Showbiz

Tre ditë më parë këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta, konfirmuan lajmin se po bëhen prindër për herë të parë. Dyshja e përfolur e showbiz-it u shfaqën me veshje elegante teksa ndodheshin në një makinë klasike, për të arritur më pas në destinacionin e tyre, prej nga ku këngëtarja zbuloi barkun e rrumbullakosur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli)

Sipas burimeve për "Privé" Genta është në pritje të binjakëve, ndonëse deri tani nuk kanë konfirmuar akoma asgjë, apo të kenë dhënë detaje për gjininë, por kjo s'e ka ndaluar të organizojë një baby shower. Bie në sy që festa karakterizohet nga ngjyrat e vjeshtës, teksa po ashtu Genta ka publikuar edhe një foto të tortës që është e bardhë. “Oh baby” shkruhet diku në xham, duke shtuar dyshimet se ndoshta mund të presë jo dy, por një fëmijë. Ngelët për t'u parë në vazhdim.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor