Showbiz 14 Tetor 2021

E teproi me ndryshimet në fytyrë dhe fansat nuk i kursyen kritikat; Victoria Beckham ka ndryshuar shumë

Showbiz

Ish këngëtarja e grupit “Spice Girls” dhe partnerja e futbollistit të njohur David Beckham, shfaqet gjithnjë në formë. Ajo në intervista të ndryshme ka treguar se zgjohet në orën 5 të mëngjesit për aktivitetin e saj dhe e nis ditën herët.

Ajo gjithashtu kujdeset shumë dhe për lëkurën dhe fytyrën aq sa ka hapur dhe një linjë të sajën me tualete dhe krem për fytyrën.

Në daljen e saj të fundit Victoria është kritikuar shumë pasi duket se ka bërë disa ndryshime të dukshme në fytyrë. Komentet ishin:

“Zot i madh, injeksioni tek buzët e saj duket tmerr! Pse gratë po e bëjnë këtë me veten e tyre, pse?”, shtoi një tjetër.

“Victoria po më tremb! Ajo lëviz vetëm qepallat dhe qerpikët kur flet… nuk duket fare natyrale. Botoksi mund të duket mirë në foto, por jo në jetën reale”.

Ndërkohë, Victoria foli gjatë intervistës për martesën e saj 22-vjeçare me David Beckham. Ajo tha:
“Ne jemi shumë mbështetës ndaj njëri-tjetrit. Ai është një baba i jashtëzakonshëm dhe një burrë i mrekullueshëm”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor