Showbiz 13 Tetor 2021

Videoja e vogëlushes që bullizohej për shkak të peshës bëri xhiron e rrjetit, Erjona Rusi kërkon falje

Showbiz

Pas Albi Nakos, rrjeti duket se i është ‘sulur’ moderatores Erjona Rusi, për një video ku bullizohej një vajzë e vogël 8-vjeçare, për shkak të peshës, në spektaklin në “T’ka mami yll”. Moderatorja,që është krah koreografit në juri, jo vetëm nuk e kundërshtoi Albin, por dukej se kishte të njëjtin ‘qëndrim’ me të, duke e pyetur vajzën nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.

Ndërkohë, vetëm pak më parë, Erjona ka reaguar lidhur me situatën, duke postuar një foto me Lianën, e duke pranuar se ka qenë batutë e gabuar, por kurrsesi bullizëm.

“Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë.Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrsesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë”, duke iu sugjeruar ndjekësve hapin fjalorin dhe të zbulojnë kuptimin e fjalës ‘bullizëm’.

Erjona pranon se ka gabuar në mënyrën e të shprehurit, por shkruan se nuk do t’i kërkojë askujt tjetër falje, veçse prindërve të 8-vjeçares.

“Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet”, shkruan moderatorja në reagimin e saj të gjatë, në Instagram.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor