Showbiz 13 Tetor 2021

Dalja e fundit e mbretëreshës Elizabeth i shqetësoi të gjithë, ç'po ndodh me të?

Showbiz

Që prej ndarjes nga jeta të princit Philip (lexoni Princi Philip ndërron jetë në moshën 99-vjeçare) e deri më sot, mbretëresha Elizabeth është tërhequr pjesërisht nga impenjimet dhe daljet publike, çka ka ngritur shqetësimin se 95-vjeçarja mund të ketë probleme me shëndetin. Këto shqetësime janë përforcuar më së shumti ditën e djeshme, pasi ajo u shfaq me bastun në ceremoninë e njëqindvjetorit të Legjionit Mbretëror Britanik.

Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë, kujtojmë se në vitin 2004 mbretëreshës iu desh të përdorte bastunin pas një ndërhyrjeje kirugjikale në gju. Por në ndryshim nga 17 vite më parë, Elizabeth u shfaq dje më e lodhur dhe e moshura se kurrë. Stafi i ''Buckingham Palace'' nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje, por burime të brendshme bëjnë me dije se ajo po planifikon të tërhiqet nga funksionet publike brenda vitit të ardhshëm.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor