Aktualitet 13 Tetor 2021

I keni marrë çadrat me vete? Ja kur fillon shiu

Aktualitet

Sipas MeteoAlb, orët e paradites, do të jenë me kthjellime dhe vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Parashikohet që pasditja, të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu si fillim zonat jugore dhe gradualisht në orët e vona të mbrëmjes përfshijnë të gjithë vendin, më problematike situata paraqitet në Jug të vendit. Në zona të thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen mëngjes, POR rriten lehte në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë gjate ditës me shpejtësi 25 km/h POR forcohet natën duke arritur deri ne 60 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim të lartë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor