Showbiz 12 Tetor 2021

Yllka Mujo: Shpërtheva në të qara kur Taulanti më thirri mami

Showbiz

Yllka Mujo shënon shumë role brilante në karrierën e saj dhe nuk bëjnë përjashtim ata të filmave për fëmijë. Ajo ka qenë e përzgjedhura e regjisores Xhanfize Keko si nëna e Benit tek 'Beni ecën vetë' apo nëna e Taulantit tek 'Taulanti kërkonte një motër'.  Për këtë të fundit, ajo ka folur e emocionuar në emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, i transmetuar në “Dixhitalb”.

"Takimi i parë më Donaldin ishte paksa i vështirë. Ditët e para më qëndroi pak larg. Ndoshta është impakti i parë me një aktore që do të jetë nëna jote, por që nuk është nëna jote. Raporti midis meje dhe tij u krijua në mënyrë graduale dhe pastaj nuk shqitej prej meje. I uroj të jetë mirë kudo që të jetë.

Sepse me të vërtetë që ai fëmijë me mua dhe unë me atë kemi pasur një impakt të jashtëzakonshëm. E mbaj mend që kam pasur një skenë ku duhet të qaja dhe i them Xhanfizes:

“Të lutem largohuni të gjithë pesë minuta sepse kam nevojë të përqendrohem”. Shoh Donaldin që vinte herë pas here te dera dhe që fuste kokën dhe më shihte që isha e zhytur në botën time. Erdhi një moment që u mbusha, erdhi dhe ma vendosi dorën te fytyra dhe më tha: “Mami me të vërtetë ti po qan”.

Më tha mami, aty mua më shpërthyen lotët tamam. Donaldi në atë film ka bërë një rol të mrekullueshëm. Dhe sot e kësaj dite them që ai film ka bërë me siguri në mendjen dhe psikologjinë e njerëzve të ndryshëm t’i vënë gishtin kokës se si mund të jetojë një fëmijë i vetmuar. Nëna dhe babai nuk jetojnë përherë, jeta kështu është, njeriu ka gjithmonë nevojë për një mbështetje", rrefeu aktorja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor