Astroliving 6 Tetor 2021

6 Tetori, nata pa hënë që fton shenjat të rishohin pozicionet e tyre

Astroliving


E mërkura e 6 tetorit do të jetë një natë pa hënë, ose më mirë momenti kur sateliti ynë do të jetë i padukshëm. Ajo do të qëndrojë shumë pranë Diellit për të qenë e dukshme, pasi do të jetë hëna e re që do të rilindë në mesin e shenjës së Peshores. Por nuk do të jetë vetëm kjo.
Do të jetë gjithashtu rrota e tretë, një Mars i dobët dhe në largim, i lidhur në mënyrë të përsosur me Diellin dhe hënën. Dhe pastaj është edhe Plutoni, një planet që pikërisht në orët e hënës së re do të ndalojë retrogradimin, do të fillojë të funksionojë përsëri, për t'u sqaruar. Me pak fjalë, ky moment duket mjaft kompleks, plot mesazhe. Po, sepse Hëna e Re do të ketë një avantazh, por edhe një defekt:Plutoni do t'ju ndihmojë të fitoni besimin dhe bashëkpunimin me dikë, kurse Marsi pengon mundësinë për të jetuar momentin me nximin e tij, energjinë e tepërt dhe emocione e pasione ndoshta jashtë kornizave të duhura.
Nëse jeni Peshore, Binjakë, Ujor, Shigjetar ose Virgjëreshë është momenti ideal për dialogje dhe sqarime, por me kusht që të mos lini shumë hapësirë për demonstrim force, agresivitet, por më mirë të jeni të sjellshëm. Gjithashtu Dashi nukd duhet ta ekzagjerojë me mënyrën e tij pak të vrazhdë të të vepruarit. është koha kur Gaforrja nuk duhet të lejojë që çështjet e punës t'i pengojnë vendimet private e personale dhe Bricjapi, duke dëgjuar Plutonin, do të ketë ndjesinë e të qenit më i fortë, më i vendosur.
Nëse jeni Dem, mund të dëshironi të kujdeseni për një problem personal, por bëjeni pa kërkuar ndihmë, nëse jeni Luan do të rigjeni dëshirën dhe kurajën për të ndarë diçka të rëndësishme. Akrepi duhet të përpiqet të mos marrë pjesë në vendime dhe nisma mbi të cilat nuk mund të ketë kontroll. Peshqit do të jenë në gjendje të mbështesin dikë që ka nevojë të bëjë ndryshime në jetën e vet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor