Pjata kryesore 6 Tetor 2021

Supë me kungull dhe xhenxhefil

Pjata kryesore

Përbërësit për 4 persona:
400-500 gr kungull të verdhë
një rrënjë të vogël xhinxheri
100 ml kos të bardhë
1 qepë të madhe të kuqe
Kripë, piper
Vaj ulliri

Përgatitja: Pastroni dhe prisni kungullin në kubikë. Prisni qepën në formë të çrregullt dhe kaurdiseni në pak vaj ulliri. Shtoni kungullin dhe lërini të ziejnë bashkë duke shtuar edhe pak ujë, hera herës. Hidhni xhinxherin e grirë, kosin, trazojeni në zjarr të ngadaltë edhe për pak minuta dhe kalojeni gjithë masën në frulator. Punojeni deri sa të jetë e gjitha në trajtë të hollë kremoze.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor