Pjata kryesore 5 Tetor 2021

Tavë turke me patate

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût

E quaj këtë tavë turke pasi kështu i ngeli emri që me gjyshen time kur ajo e gatuante. Këtë tavë gjyshja ime e mësoi në Turqi dhe kur na e bënte në Shqipëri ne nuk dinim si ta quanim kur Ia kërkonim të na e gatuante dhe i thonim “ Na gatuaj tavë turke “. Aroma që e lëshon gjatë pjekjes është fantastike.

Përbërësit: ⠀
5-6 kokrra patate të mëdha ⠀
6 qofte ⠀
3 speca jeshilë
3 domate ⠀
2 thelpinj hudhër ⠀
vaj ulliri⠀
rigon ⠀
kripë⠀
piper ⠀
majdanoz ⠀

Përgatitja:
Patatet, specat dhe domatet i lajmë, i pastrojmë dhe i presim të gjitha ne formë për së gjati dhe të holla. Brumin e qofteve unë e bëj gjithmonë në darkë dhe e lë gjithë natën në frigorifer sepse koha i ndihmon erëzat të lidhen më mirë me njera-tjetrën. Por nëse nuk keni patur kohë mund ta gatuani dhe me qofte të blera në dyqan. I vendosim perimet në tavë, shtojmë të gjitha erëzat e përmenduara më sipër dhe sipër vendosim qoftet. Nëse e shihni që gjatë pjekjes në furrë qoftet po bëhen më shpejt i vendosni mes patateve dhe nga fundi i nxirrni në sipërfaqe. Pjekja në 200 C. JU BËFTË MIRË!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor