Astroliving 5 Tetor 2021

Horoskopi javor nga Paolo Fox, yjet do të tregohen dorëlëshuar me këto shenja gjatë datave 4-10 tetor

Astroliving

DASHI: Luhatjet e humorit do t’jua prishin gjumin e natës. Kujdes nga sëmundjet e stinës që mund t’ju zënë pikërisht në këtë periudhë. Mbase nuk do të ndiheni shumë mirë me shëndet, por mundohuni që të mos mbylleni gjithë ditën në shtëpi dhe të shijoni këto ditë të bukura vjeshte. Shëtitjet në ajër të pastër dhe ushqimi i mirë do të ishin zgjidhja ideale për ju. Udhëhiquni gjithmonë nga motoja, gjella me kripë e kripa me karar. Mos lini asgjë përgjysmë, por merrni punët me radhë. Tregohuni të duruar me fëmijët.

DEMI: Kush nuk dorëzohet, me siguri që do të ketë sukses. Stina e vjeshtës mund të ndikojë që të ndiheni të plogët, por tani është momenti i përshtatshëm për të marrë vendime të rëndësishme dhe për të bërë ndryshime. Merreni veten me të mira dhe do ta shikoni botën me sy tjetër. Dita më me fat e javës është e marta. Në aspektin e ndjenjave duket se për momentin nuk do të ketë asnjë ndryshim.

BINJAKËT: Prej kohësh jeni në luftë me veten dhe druheni se nuk do t’ia dilni mbanë. Por falë ndihmës së njerëzve tuaj të dashur, do të arrini ta kapërceni këtë periudhë të vështirë. Ndoshta do t’ju duhet të shtrëngoni rripin për disa kohë, por këtë do ta shikoni si një mundësi të mirë për të shtuar të ardhurat. Një i afërmi juaj do të ketë nevojë për ndihmën tuaj, që me siguri nuk do t’ia kurseni. Mësohuni që t’i dëgjoni të tjerët dhe mos merrni vendime në gjaknxehtësi e sipër.

GAFORRJA: Vuajtjet e së shkuarës ju kanë bërë më të fortë. Kjo do të jetë një javë e rëndësishme për ju. Me raste e nënvlerësoni veten, pavarësisht potencialit të madh që keni. Mposhteni druajtjen, sidomos nëse kjo ju është bërë pengesë në shumë raste. Do të jeni në gjendje të përballoni shumë vështirësi, nëse do të dini t’u jepni më shumë vlerë ideve tuaja. Shmangini ata që ju bëhen pengesë dhe suksesi nuk do të vonojë. Në sferën e dashurisë do të jeni të favorizuar.

LUANI: Gjithçka do t’ju ecë më së miri në aspektin financiar. Do të nxirrni përfitime të mëdha, sidomos nëse jeni në negocime e sipër për diçka. Pavarësisht zvarritjeve burokratike, falë vendosmërisë suaj do t’ia dilni mbanë. Me punë dhe këmbëngulje, me siguri që do të arrini t’i realizoni projektet tuaja. Organizojeni mirë kohën, sepse kaosi ju bën joproduktivë. Përveç punës kushtojini rëndësi edhe jetës private, edhe pse dashuria nuk bën pjesë në përparësitë tuaja për momentin.

VIRGJËRESHA: Kjo do të jetë java më e mirë e tetorit për të lindurit e kësaj shenje. Falë mbështetjes së njerëzve tuaj të dashur, me siguri që do të arrini të keni sukses. Do t’u përkushtoheni çështjeve familjare dhe shëtitjet me miqtë do t’jua qartësojnë mendimet. Keni tendencën të vuani nga pagjumësia, sepse mbani një regjim të keq. Kujdesuni më shumë për shëndetin dhe kontrolloni ushqimet që konsumoni.  

PESHORJA: Kjo do të jetë një javë e shkëlqyer falë pozicionimit të favorshëm të planetëve. Të martë, të mërkurë dhe të enjte Hëna dhe Dielli do të jenë të kthyer nga shenja juaj. Gjithashtu do të keni dhe mbështetjen e Marsit edhe të Mërkurit. Nuk do t’ju mungojë as dëshira, as iniciativa për të përfunduar disa projekte që i keni nisur që më parë. Kujdesuni për veten dhe mbani regjimin e duhur, që të mos sëmureni nga sëmundjet e stinës. Në dashuri gjithçka do t’ju shkojë më së miri.

AKREPI: Venusi në shenjë jua shton pasionin. Për beqarët parashikohet një dashuri e re. Edhe për ata që janë në një lidhje prej kohësh, situata do të jetë pozitive. Në të kaluarën keni pësuar një zhgënjim dhe prandaj tani e keni të vështirë t’u besoni njerëzve. Por yjet ju këshillojnë që t’i jepni vetes një mundësi. Edhe në aspektin profesional duhet të jeni të hapur ndaj mundësive të reja. Kini parasysh se suksesi arrihet duke punuar fort.

SHIGJETARI: Do të bini këtë javë në gjendje apatie, do të ndiheni të rënë moralisht dhe do të ketë ditë që mezi do të ngriheni nga krevati për të filluar aktivitetin tuaj. Por nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Mbani një regjim të mirë, duke i kushtuar rëndësi ushqimit të shëndetshëm, hidratimit të trupit dhe shëtitjeve në ajër të pastër. Edhe leximi do t’ju ndihmonte mjaft. Një person që ju ka për zemër pret vetëm një shenjë prej jush që t’ju shprehë ndjenjat. Çiftet me fëmijë do të hasin vështirësi, për shkak të angazhimeve të shumta.

BRICJAPI: Shëndeti parashikohet i mirë. Pas një gjendjeje të rënduar emocionale, më në fund situata do të marrë për mirë. Për beqarët parashikohen njohje të reja, ose një person që e njihnit prej kohësh do t’ju shfaqë ndjenjat. Mes kolegëve në punë ka ndonjë syresh që nuk e duroni dot, por do të arrini të tregoheni indiferentë kundrejt tij. Në sferën e ndjenjave gjithçka do t’ju shkojë mbarë. Nëse keni në plan të zgjeroni familjen, tani është momenti më i përshtatshëm për ta bërë këtë.

UJORI: Do të takoni një person që keni kohë pa e parë dhe do të shikoni se ka ndryshuar shumë. Kujdesuni për veten, sepse së fundmi e keni lënë shumë pas dore. Pritet që të keni ndryshime në sferën profesionale, por gjithçka do të shkojë mirë nëse do të përpiqeni maksimalisht. Edhe në aspektin e ndjenjave fati do t’ju prijë, por bëni kujdes të mos përfshiheni në debate për çështje familjare, politike apo ekonomike.

PESHQIT: Kush përpiqet, merr shpërblimin e merituar. Keni pritur gjatë, por më në fund pritja juaj do të shpërblehet. Vjeshta ju frymëzon, sepse ju jep atë qetësinë që ndoshta ju mungonte. Ata më romantikët do të fillojnë të planifikojnë që tani pushimet e dimrit. Ata që janë gjyshër do të kalojnë çaste të këndshme në shoqërinë e nipërve dhe mbesave. Ndjekja e serialeve të preferuara apo leximi i një libri të bukur do të jenë aktivitetet tuaja të preferuara këto ditë vjeshte. Mos u jepni pas jetës sedentare, por lëvizni më shumë. Shëtitjet në ajër të pastër do t’ju bëjnë shumë mirë. Ditë të qeta ju presin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor