Floket 5 Tetor 2021

Me produkte nga kuzhina, aktorja Salma Hayek tregon sekretin për flokët e saj të dendur

Floket

Është e vërtetë që të gjithë personazhet e njohur kujdesen për çdo detaj në pamjen e tyre dhe sidomos për flokët që janë një pjesë e rëndësishme e pamjes, ashtu siç thuhet janë gjysma e bukurisë.

Të gjithë kemi menduar që ata investojnë shifra të mëdha për të patur fjalën e fundit të produkteve, por aktorja e njohur Salma Hayek ka treguar të kundërtën. Sekreti për flokët e saj të dendur dhe të shkëlqyeshëm gjendet jo në laboratorë farmaceutikë, por në kuzhinë.

Për flokët e thatë aktorja ka rekomanduar avokadon, ndërsa majonezën si maskë. Kjo e fundit, edhe pse mund të duket e çuditshme është një përbërës kryesor për maskat e flokëve pasi mund të ndihmojë në rikthimin e niveleve të pH të flokëve.

Ndërsa për flokë me shumë shkëlqim, Hayek ka sugjeruar shpëlarjen e flokëve me uthull molle. Falë vetive anti-inflamatore dhe antimikrobike të uthullës së mollës, madje mund të parandalojë probleme të tilla si zbokthi.

Sipas aktores sa më aromatik të jetë ushqimi, aq më shumë ka të ngjarë të jetë i mirë për flokët tuaj. Po ashtu ajo ka rekomanduar dhe të verdhën e vezës. “Një gjë që mund të bëni për të larguar pak erën e keqe është të shtoni disa pika limon”, thotë aktorja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor