Ëmbëlsira 30 Shtator 2021

Kek me lëng portokalli dhe bajame

Ëmbëlsira

Keku i sotëm ka përbërës shumë të thjeshtë dhe shije vjeshte. Përgatitet shpejt. 

????Përbërësit: 2 gota e gjysmë miell, 3/4 gota sheqer, 1 filxhan çaji gjalpë, 100 ml qumësht, 5 vezë në temperaturë dhome, lëkura e një portokalli të madh e grirë në rende, lëng portokalli, 1 pako pluhur pjekjeje, 1 lugë gjelle ekstrakt vanilje, 3/4 gota bajame.

????Përgatitja: Si fillim rrahim gjalpin sa bëhet si krem bashkë me sheqerin. Më pas shtojmë vezët një e nga një. Pasi janë rrahur mirë, shtojmë vaniljen, lekurën e portikallit, lëngun e saj dhe në fund qumështin. Në fund shtojmë bajamet e pjekura më përpara në tigan, të coptuara me thikë, dhe miellin bashkë me pluhurin pjekës të përziera së bashku me ndihmën e një site. E lyejmë me gjalpë mirë enën ku do hidhet, dhe e pjekim në furrë të parangrohur 180 gradë C për 40-50 min. Pjekjen mund ta kontrolloni nga fundi me majën e një thike që nëse ngjit brumi brënda ose nëse jo. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor