Ëmbëlsira 29 Shtator 2021

Cheesecake San Sebastian ose qumështor "i djegur"

Ëmbëlsira

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings

Cheesecake San Sebastian është një delikatesë që vjen nga Spanja (gjithashtu i njohur si ose qumështori bask i djegur) që karakterizohet nga një cipë e "djegur" që krijohet nga pjekja në temperaturë të lartë edhe pa banjëmari. Kjo metodë e pjekjes karamelizon pjesën e sipërme duke e mbajtur brendësinë kremoze dhe të butë.

PËRBËRËSIT: 475 g Philadelphia, 300 ml pana, 100 g sheqer, 1 vanilje dr. Oetker, 5 vezë fshati të vogla dhe 1 lugë miell.

PËRGATITJA: Rrahim kremin e djathit me panan, shtojmë sheqerin edhe vaniljen. Shtojmë vezët një e nga një dhe në fund miellin. E vendosim të gjithë masën në tavë të thellë me letër furre sepse fryhet shumë gjatë pjekjes edhe bie pastaj. E pjekim në furrë e para ngrohur me 180 gradë për 50 minuta. Për ta shoqëruar unë i hodha salcë të ëmbël që bëra me rrushin me erë, pasi e zjeva edhe e shtypa.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare ???? Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor