Pjata kryesore 28 Shtator 2021

Qofte me lulelakër dhe djathë të bardhë

Pjata kryesore

Një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe plot shije nga duart e @Maison de goût.

PËRBËRËSIT: 1 lulelakër 2 vezë, 1/2 filxhan çaji bukë e grirë (galetë), bishta qepësh të njoma, 200 g djathë feta ose djathë të bardhë, kripë, piper, kopër dhe majdanoz.

PËRGATITJA:
Lulelakrën e pastrojmë, e presim në pjesë më të vogla dhe i japim një valë. Pasi është zbutur pak, e kullojmë mirë e mirë dhe me ndihmën e shtypëses së patates apo një piruni e shtypim në një enë te madhe sa të bëhet si pure. Hedhim gjithë përbërësit e mësipërm, djathin e copëtuar dhe e ngjeshim masën mirë me duar. E lëmë gjysmë ore, u japim formë rrumbullake dhe i skuqim në zjarr mesatar.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor