Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Prodhimi i qumështit të gjirit tek nëna varet nga disa faktorë. Prolaktina, hormoni kryesor për ushqyerjen me gji, prodhohet kur foshnja thith qumështin dhe stimulon gjëndrën e qumështit. Sa më shumë që i porsalinduri të pijë qumësht aq më shumë prodhohet. Dhe rreth kësaj çështje, pyetja që ngre kryesisht një nënë është:
Çfarë duhet të ha që të kem sa më shumë qumësht? A është i mjaftueshëm qumështi që kam për fëmijën?
Nuk duhet të harrojmë të gjitha përfitimet që ka nëna dhe fëmija gjatë ushqyerjes me gji. Dieta gjatë ushqyerjes me gji duhet domosdoshmërisht të përbëhet nga të paktën 350-700 kalori në ditë; këto përmbushin kërkesat minimale për prodhimin e qumështit.
Por çfarë nuk duhet të konsumojë një nënë kur ushqen fëmijën me gji?
Është mirë të shmangni karamelet sepse pengojnë prodhimin e qumështit. Përveç kësaj duhet të shmanget në mënyrë kategorike alkooli, kafja dhe pijet e gazuara.
Por ka edhe ushqime të caktuara që stimulojnë prodhimin e qumështit?
Ja disa nga ato: kajsi, kopër, karota, bizele, spinaq, thjerrëza dhe fasule të kuqe. Duht të pihet të paktën 2 litra ujë në ditë. 90% e qumështit përbëhet nga uji, prandaj është shumë i rëndësishëm.
Në mesin e ushqimeve që duhet të shmangni gjatë kësaj periudhe është edhe sushi.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...