Pjata kryesore 27 Shtator 2021

Supë kosi me qofte shtëpie

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût

PËRBËRËSIT
Për qoftet:
500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1 e madhe, 1 lugë gjelle rigon, 1 lugë gjelle majdanoz, 2-3 lugë gjelle bukë e thërrmuar, 1 vezë, 1 lugë çaji kripë dhe 1 lugë çaji spec i kuq jo djegës.
(hudhra opsionale)

Për supën: 1 lugë gjelle gjalpë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë miell, 1 gotë kos dhe 2 gota ujë.

PËRGATITJA: Gjithë përbërësit e qoftëve i bashkoni bashkë dhe ngjeshni mirë brumin. Në një tenxhere supe, shtojmë gjalpin dhe vajin e ullirit. Pasi gjalpi ka shkrirë bashkë me vajin, vendosim qoftet të bëra toptha të vegjël me kujdes dhe u japim një skuqje të lehtë. Pasi janë skuqur, i heqim në një pjatë dhe po aty shtojmë miellin, e skuqim dhe më pas shtojmë ujin duke e trazuar shpejt që të mos krijohen kokrriza. E trazojnë mirë dhe vendosim qoftet. I lëmë që të ziejnë ngadalë rreth 20 minuta që të lëshojnë aromën e tyre. Në fund shtojmë kosin, kripën, piperin dhe i trazojmë me kujdes. E lëmë dhe 10 minuta, supa është gati.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor