Kujdesi per fytyren 24 Shtator 2021

Të gjithë hapat që duhet të ndiqni për të patur një fytyrë rrëzëllitëse gjatë vjeshtës

Kujdesi per fytyren

Tani që temperaturat po ndryshojnë (ose të paktën do të fillojnë të ndryshojnë) disa ndryshime të vogla janë të nevojshme në kujdesin rutinë të fytyrës. Vjeshta është në fakt stina e duhur për të riparuar dëmet e shkaktuara nga vera dhe për të përgatitur lëkurën për periudhën e ftohtë të dimrit.

Këtu janë disa këshilla për të mbajtur lëkurën tonë të shëndetshme

Ndoshta në verë keni përdorur një sapun të butë për të pastruar fytyrën, por kur vjen vjeshta dhe dimri është më mirë që të zgjidhni një qumësht të lehtë që mund të shpëlahet
Produktet me bazë xheli duhet të zëvendësohen me ato me bazë kremi. Pastruesit e fytyrës me bazë kremi janë zgjidhja ideale për këto muaj.


Produkti juaj i preferuar për të pastruar fytyrën pas verës janë eksfoliantët që e lënë fytyrën të butë.

Toniku është një produkt që nuk duhet të mungojë asnjëherë në kujdesin e fytyrës suaj. Përdorni një tonik pa alkool
Përgjithësisht tonikët përmbajnë alkool, si përbërës kryesor. Ato thithin vajrat natyrore nga lëkura juaj. Sapo aplikohet në lëkurë, toniku pa alkool eliminon yndyrën e tepërt, rifreskon lëkurën tuaj të lodhur dhe heq papastërtitë që mund të çojnë në shfaqjen e akneve dhe të pikave të zeza.
Zgjidhni ujin e trëndafilit i cili qetëson skuqjen dhe ndihmon për të mbyllur poret pas pastrimit.
Çdo sezon, lëkura jonë ka nevojë të ndryshojë. Kur temperaturat s`janë më të ngrohta dhe ajri i thatë lagështohet, përdorni një krem nate që është më i pasur se ai që përdornit në verë.
Mos harroni, kremin me faktor mbrojtës mos e lini mënjanë. Ai duhet përdorur 365 ditë të vitit.
Në të vërtetë, gjatë muajve të vjeshtës, ajri është më pak i lagësht sesa zakonisht, gjë që mund ta bëjë lëkurën tuaj të thatë dhe të dehidratuar.

Gjatë muajve të vjeshtës, lëkura juaj ka nevojë të jetë e hidratuar mirë, veçanërisht nëse ajo është e thatë. Përdorni një pastrues me bazë kremi dhe më pas aplikoni një krem hidratues në mënyrë që lëkura të ketë një lloj barriere mbrojtëse kundër ndryshimeve të temperaturës dhe lagështisë.
Aplikoni një maskë hidratuese dy herë në javë
Aplikoni dy herë në javë një maskë hidratuese që i përshtatet llojit të lëkurës suaj. Në qoftë se lëkura juaj është e yndyrshme ose e kombinuar, përdorni një maskë me argjilë për të mbyllur dhe për të reduktuar poret.
Përsa i përket maskave hidratuese, ato duhet të jenë pjesë thelbësore e kujdesit të lëkurës në vjeshtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor