Ëmbëlsira 23 Shtator 2021

Kek me vanilje, çokollatë, banane dhe kikirikë

Ëmbëlsira

Eshte nje nga keket me te shijshem qe une kam bere dhe them se duhet ta provoni patjeter 

Perberesit:
350 gr miell tipi 00
200 gr gjalp
200 gr sheqer
3 veze
100 gr cokollate
2 banane
3 luge gjelle kakao
1 gote qumesht
1 gote kos
1 luge caji sode buke ose 1 pluhur pjekes
1 bustine vanilje

Fillimisht ndezim furren ne 180 grade.
Lyejme taven ku do bejme kekun me gjalp dhe e sperkasim me miell.
1 filxhan caji uje i nxehte e perziejme me 3 luge gjelle kakao dhe e lejme te ftohet. Fillojme pergatisim brumin e kekut.
Ndajme bananet dhe i vendosim ne mikser. Une qellimisht perdora banane te pjekura mire.
Miksojme bananet deri sa behen pure. Fillojme shtojme perberesit e tjere nje nga nje:
sheqerin, vezet, qumeshtin, gjalpin e shkrire, sheqerin e vaniljes, pak kripe me maje gishtash dhe i perziejme me mikser. Pasi jane perzier mire perberesit shtojme miellin. Dhe serisht i perziejme mire me mikser. Shtojme ne fund pluhurin pjekes ose nese nuk keni mund te perdorni 1 luge caji sode buke. Tani do e ndajme ne 2 pjese, nje pjese do e bejme me kakao dhe pjesen tjeter me kikirik. Gjysmen e brumit e lejme te ena e mikserit dhe gjysmen ne tas. Te tasi shtojme kikiriket e grire dhe gjysmen e kosit. Te brumi tjeter shtojme kosin e mbetur, cokollaten e grire dhe kakaon qe pergatitem ne fillim. Hedhim
Ne tave gjysmen e brumit te verdhe, mbi te gjysmen e brumit kaf.
Kur keku eshte gati e fusim ne furre ne temp 180 grade per 1 ore, por duke qene se furrat jane te ndryshme beni gjithmone proven me kunj nese nuk keni bere shpesh kek. Ne fund do pergatisim krem karamelin. Ju duhen:
200 gr sheqer
50
Gr gjalp
3 luge gjelle uje
200 ml pana per embelsira
Shkrijme sheqerin ne zjarr mesatar. Pasi eshte shkrire e heqim nga zjarri dhe shtojme gjalpin. E perziejme gjalpin me sheqerin deri sa nuk shohim me gjalp ne te (1-2 min). Hedhim pak nga pak panen per embelsira dhe e perziejme.
Ne fund ia hedhim kekut siper krem karamelin & disa kikirike te grire

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor