Keshilla bukurie 23 Shtator 2021

Flokët kanë 1 arsye pse bien në vjeshtë dhe nuk është ajo që mendoni...

Keshilla bukurie

Edhe pse temperaturat gjatë shtatorit kanë qenë relativisht të larta, aq sa për të na bërë të besojmë se vera nuk ka mbaruar ende, jemi zyrtarisht në vjeshtë. E vjeshta përveçse pasuron tryezën me fruta e perime të shumëllojshme, shoqërohet edhe me një nga problemet më të bezdisshme:rënia e flokëve. Tingëllon si legjendë urbane, por është e vërtetë. Flokët bien më së shumti gjatë periudhës së gështenjave dhe fajin për këtë nuk e kanë as tharësja, piastra, dekolorimi i shpeshtë dhe përdorimi i produkteve me përmbajtje kimike.

Bëhet fjalë për një proces fiziologjik, i cili nuk varet nga ndryshimi i temperaturës, por nga prodhimi i melatoninës gjatë orëve me dritë. Melatonina është një hormon i sekretuar nga një gjëndër e vogël në tru, e cila ndihmon trupin tuaj në rregullimin e ritmit cirkadian, i njohur ndryshe edhe si cikli’’gjumë/zgjim”. Rënia e flokëve gjatë periudhës së gështenjave zgjat nga shtatori në nëntor, por mund të ndodhë edhe gjatë muajve mars e prill. Sidoqoftë, ky është një fenomen i përkohshëm, për të cilin nuk duhet të shqetësoheni, dhe që është pjesë e rigjenerimit natyral të flokëve tuaj. Në këto raste është më mirë të mos përdorni asnjë produkt specifik, dhe të prisni që flokët të rriten ngadalë.

SI TË PARANDALONI RËNIEN NËPËRMJET USHQIMIT

Siç e thamë edhe më lart, ka pak gjëra për t'u bërë në këtë mes megjithatë mund të forconi folikulat nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme të pasur me  vitaminë C. Egjeni në agrume, kivi, luleshtrydhe, brokoli, lulelakër dhe sallatë jeshile. Vitamina B6 (Biotina) është gjithashtu e rëndësishme dhe luan një rol të rëndësishëm në rritjen e flokëve. E gjeni tek qumështi, e verdha e vezës, peshku, pula, thjerrëzat dhe bizelet. Acidi folik është një tjetër element thelbësor për rigjenerimin e flokëve: atë e gjejmë në perime me gjethe jeshile të errëta si spinaq, kale dhe brokoli. Vitamina A, nga ana tjetër, favorizon oksigjenimin e qelizave folikulare. Është e rëndësishme të pini të paktën 8 gota ujë në ditë, dhe të kufizoni përdorimin e pijeve të gazuara dhe atyre alkoolike.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor